Mauro Icardi u transferua te Galatasaray në huazim, pasi nuk bënte pjesë në planet e Paris Saint Germain, teksa negociatat me klubin turk i ndoqi pikërisht bashkëshortja menaxhere e tij, Wanda Nara.
Sipas mediave britanike, kjo e fundit u vendosi disa kushte drejtuesve të Galatasarayt, para se të pranonte firmën mbi kontratë dhe transferimin e Icardit në Stamboll.
Një rezidencë në një zonë të qetë të Stambollit, e ruajtur nga roja sigurie ishte një prej tyre, si dhe një kuzhinier personal, që do të kujdeset për regjimin dietik të sulmuesit dhe familjes së tij.
Gjithashtu u kërkua një taksi në dispozicion 24 orë në 24, ashtu si dhe shkolla për fëmijët e çiftit, si dhe një dhomë në dispozicion, në një nga hotelet më të mira të Stambollit.
Pas plotësimit të këtyre kushteve, Wanda miratoi kalimin e Icardit te Galatasaray, me klubin turk që do të paguajë vetëm një pjesë të vogël të pagës së tij, pasi rreth 6 milionë do të vijojë t’i marrë nga PSG-ja.





