Përdoruesit e alkoolit që lëvizin me makinë apo edhe ata që konsumojnë pije rrallë në raste festash, prej ditës së djeshme kanë një motiv më shumë për t’u përmbajtur.

10 nëntor 2013- Duke nisur nga ora 07:00 e së shtunës, shërbimet e Policisë Rrugore në gjithë vendin janë urdhëruar të arrestojnë çdo drejtues mjeti që rezulton se ka konsumuar pije alkoolike (konstatimi bëhet me anë të testit me tub). Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Brendshme, e cila tha se Policia e Shtetit, nisur nga situata e rënduar e trafikut rrugor, si dhe rastet e shumta të shkeljeve flagrante të Kodit Rrugor, informon se duke nisur nga dita e nesërme, datë 09.11.2013 e në vazhdim për të gjitha shkeljet: drejtim automjeti nën efektin e alkoolit, drejtim mjeti pa patentë, largim nga vendi i aksidentit dhe mosbindje ndaj policit, do aplikohet arrestimi në flagrancë. Dikasteri i brendshëm deklaroi se në çdo rast të kundërvajtjeve në fjalë do të zbatohen ekstremitetet e penaliteteve të lejuara nga legjislacioni në fuqi, që do të thotë arrestim në kushtet e flagrancës të shkelësve të ligjit sipas parashikimeve të mësipërme. Sipas Ministrisë, këto shkelje përbëjnë kundërvajtje penale dhe dënohen sipas dispozitave të Kodit Penal, neni 291, me burgim deri në 3 vjet. 
MASAT DRASTIKE 
Një zyrtar i Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit tha dje për gazetën “Panorama” se masat drastike për katër kundërvajtjet e listuara në deklaratën e Ministrisë së Brendshme nuk janë të rastësishme. “Është parë me vëmendje situata e sigurisë rrugore, shkeljet më të shpeshta dhe më problematike, ato që kanë sjellë pasoja të rënda dhe është përcaktuar se ky grup prej katër kundërvajtjesh janë më të rrezikshmet e më të përhapurat”, tha zyrtari i Policisë. Ai theksoi se studimi që u finalizua në një urdhër të tillë të ministrit të Brendshëm, është zhvilluar në terma konkretë nga grupi i punës i reformës në polici që në muajin shtator të vitit 2013. Duke gjykuar se kundërvajtjet në fjalë janë shkaktarët më të shpeshtë të aksidenteve, Policia Rrugore është urdhëruar që të zbatojë nenin 291 të Kodit Penal me titull “drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, ku theksohet se: “Drejtimi i automjeteve apo mjeteve të tjera të motor- Dënim edhe për ata që s‘i binden policit e ikin nga vendi i aksidentit Alkooli, arrest e dënim me 3 vjet burg shoferëve Nga dje policia do arrestojë autorët, ja katër shkeljet izuara në gjendje të dehur, nën efektin e lëndëve narkotike, apo pa dëshminë përkatëse të aftësisë, dënohen me burgim deri në tre vjet”.
RASTET KUR APLIKOHET ARRESTIMI
– Drejtimi i mjetit nën ndikimin e alkoolit;
– Drejtimi i mjetit pa dëshmi përkatëse;
– Largimi nga vendi i aksidentit;
– Mosbindja e drejtuesve të mjeteve ndaj
sinjalizimit të punonjësit të Policisë
Dënimi
“Neni 291”, Drejtimi i automjeteve në
mënyrë të parregullt.
Drejtimi i automjeteve apo mjeteve të tjera
të motorizuara në gjendje të dehur, nën
efektin e lëndëve narkotike, apo pa
dëshminë përkatëse të aftësisë, dënohet
me burgim deri në tre vjet”.

 

http://www.panorama.com.al/2013/11/10/alkooli-arrest-e-denim-me-3-vjet-burg-shofereve/