Ndodh në Shqipëri! Një automjet në autostradën Tiranë-Durrës është filmuar teksa ecën mbrapsht, “duke i besuar jetën pasqyrave”.

Video është publikuar në faqen “Aksidente rrugore” në rrjetin social Facebook.

Rastet e tilla që rrezikojnë jetën e qytetarëve duke shkelur rregullat e qarkullimit rrugor janë të shpeshta në rrugët e vendit tonë.

Megjithëse në video duken një mori mjetesh që kalojnë në korsinë e shpejtësisë, shoferi i mjetit në ngjyrë të bardhë vazhdon të ecë kundravajtje, pavarësisht rrezikshmërisë që sjell një shkelje e tillë në një aks që përshkohet në çdo orë të ditës nga mijëra automjete.