Një automjet është vjedhur mbrëmjen e sotme, në autostradën Vlorë-Fier.

Drejtuesi i automjetit ka hapur krahun në këtë aks dhe ka dalë të pijë një cigare jashtë mjetit. Ai nuk e ka kyçur derën e makinës dhe brenda pak minutave, disa persona ia kanë marrë.

Është njoftuar policia, e cila nisur punën për gjetjen e mjetit duke ngritur postoblloqe.