Një aksident rrugor ka ndodhur në Korçë. Një automjet tip ML ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një automjet, i cili ishte parkuar në një anë të rrugës.
Si pasojë e goditjes së fortë, automjeti është përmbysur në rrugë. Nuk raportohet për persona të lënduar, por ka dëme të konsiderueshme materiale. Policia ka shkuar në vendngjarje, ku dhe po heton më shumë mbi rastin.





