Një aksident me pasojë plagosjen e 4 personave, ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Rrëshen – Thirrë, në vendin e quajtur Thirrë.

Mjeti tip “Volkswagen” me targa AA 421 OU ka humbur kontrollin duke u përplasur me parmakët anësorë të rrugës.

Si pasojë, kanë mbetur të dëmtuar drejtuesi i mjetit B.M. 46 vjeç si dhe 3 pasagjerët në mjet: F.M. 55 vjeç, B.M. 22 vjeç, dhe R.J. 17 vjeçe, të gjithë banues në Kukës.

Të plagosurit ndodhen në Spitalin Rajonal Kukës nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje e po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.