Një makinë ka përfunduar në ujërat e liqenit të Belshit. Ngjarja ka ndodhur pranë postës së policisë teksa një autoveturë ka rënë në liqen për shkaqe ende të paqarta.

Brenda makinës ndodhej vetëm shoferi, i cili ka mundur të dalë prej mjetit falë edhe ndihmës së dhënë nga të pranishmit në një biznes aty pranë.

Paraprakisht dyshohet se shoferi ka humbur kontrollin teksa po lëvizte në një parkim aty pranë. Po punohet për nxjerrjen e mjetit nga ujërat e liqenit.