Një aksident ka ndodhur në Voskop të Korçës ku drejtuesi i një mjeti bujqësor zetor ka humbur kontrollin dhe si pasojë zetori ka dalë nga rruga, duke rënë në lumë.

Bëhet e ditur se nga aksidenti është dëmtuar drejtuesi i zetorit shtetasi S. D., i cili po merr mjekim në spital, në gjendje jashtë rrezikut për jetën.     

“Rreth orës 14:10, në fshatin Voskop, Korçë, shtetasi S. D., 48 vjeç, duke drejtuar një mjet buqësor, zetor, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë zetori ka dalë nga rruga, duke rënë në lumë. Nga aksidenti është dëmtuar drejtuesi i zetorit shtetasi S. D., i cili po merr mjekim në spital, në gjendje jashtë rezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.