Pak minuta më parë Kryeministri kritikoi me anë të një statusi mediat, të cilat sipas tij nuk bënë as verifikimin më të vogël lidhur me lajmin e autoambulancës në vilën e Ramës në Dhërmi. Përveç kësaj ai e përgënjeshtroi këtë lajm, por duket se jo të gjithë i besojnë qëndrimit të Ramës.

Është gazetari Tedi Blushi ai që ka zbuluar arsyen e vërtetë se përse ndodhej autoambulanca në ambientet e vilës së Kryeministrit. Dhe në fakt është një arsye shumë "më e fortë" se shëndeti: duket se shoferi i autoambulancës ka qenë duke kërkuar pokemona, dhe në drejtim të tyre ai ka përfunduar në ambientet e vilës së Kryeministrit.

Më poshtë statusi ironizues i Tedi Blushit: