TIRANE, 10 mars 2013- Përplas me makinë gjithë cfarë i del përpara, fatmirësisht pa viktima në njerëz, është episodi i një aksidenti të radhës në Tiranë. 

Sot në mesditë tek Unaza e Re, pranë pallateve me shigjeta, një automjet ka përplasur një shtyllë, një pemë, 2 makina dhe një semafor.

Drejtuesi i mjetit, Ervin Aliaj është nxjerrë prej automjetit i plagosur, por jashtë rrezikut për jetën. 

Nga hetimet paraprake, policia dyshon se Aliaj ka qenë i dehur. 

Sipas uniformave blu, ka qenë fat që në gjendjen që ndodhej, Aliaj nuk ka shkaktuar viktima në njerëz, as dëmtuar veten e tij, por vetëm dëme materiale. 

Një aksident me pasojë plagosjen e dy personave ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tiranë. 

Ky është aksidenti i radhës, pasi po sot një automjet ka përplasur një motorr në zonën e Yzberishtit dhe për pasojë janë plagosur dy persona. 

Menjëherë të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spital dhe sipas mjekëve njëri prej tyre është në gjendje të rëndë pasi ka marrë plagë në kokë. 

Ndërkohë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.