Specialistët për qarkullimin rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin A. B., 58 vjeç, banues në Durrës, pasi duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur është përplasur me një tjetër automjet, ku si pasojë pati vetëm dëme materiale.
Gjithashtu, u sekuestrua mjeti i një 20-vjeçari me iniciale E. K., banues në Durrës, pasi me automjetin që drejtonte shkaktonte zhurma me anë të marmitës.





