Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot konfirmimin e dy rasteve të reja me COVID-19 në qytetin e Elbasanit. Sipas burimeve të Abc News, të infektuarit janë një burrë 62-vjeçar dhe bashkëshortja e tij 60 vjeçe.

Mësohet se burri punon shofer në një fasoneri ku kryen transportin e punëtorëve nga qyteti në fabrikë. Gjatë këtyre javëve, ai ka punuar me dy turne.

Vetëm 2 javët e fundit 62-vjeçari ka transportuar rreth 200 punonjës çdo ditë në fabrikë. Sot në Elbasan janë marrë 13 tampone, kontakte të shoferit.

Përhapja e koronavirusit përmes infektimit në fasoneri ka patur pasoja të rënda në Krujë dhe Laç ku shumica e rasteve të reja ditët e fundit raportohen nga këto dy qytete.