30 prill 2015 – Një 25-vjeçar që drejtonte një makinë “Lamborghini” u përplas me dy punonjës të policisë rrugore, për shkak të gjobës që i vunë. Ai fyen punonjësit, duke shkuar deri gati konfrontim fizik me ta. I riu, me inicialet A.Sh. u ndëshkua për kalimin e semaforit me të kuqe.
Video amatore e transmetuar në News 24 tregon debatin mes të riut dhe policëve, në rrugën “Ferit Xhajko”.