Një aksident me pasojë plagosjen e një këmbësoreje të moshuar ka ndodhur në Durrës një ditë më parë.

34-vjeçari me iniciale E.K., ka qenë duke drejtuar një mjet tip “Benz” kur ka aksidentuar këmbësoren S.B. 76 vjeçe.

Policia bën me dije se ngjarja është regjistruar në lagjen nr. 17 të qytetit, ndërsa e dëmtuara është transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Raportohet se ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale për drejtuesin e “Benz”-it i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës.