Policia Kufitare e Vlorës ka goditur një rast të trafikimit të lëndëve narkotike në Port. Gjatë këtij aksioni janë sekuestruar 15 kilogramë 740 gramë lëndë narkotike të llojit kanabis sativa në një automjet “BMË” në Pikën Kufitare të Portit të Vlorës. Arrestohet në flagrancë poseduesi i lëndën narkotike, njëkohësisht drejtuesi i mjetit, Sokrat Sulejmani, 26 vjeç, banues në Vlorë.

Shërbimet e Policisë Kufitare, gjatë kontrolleve të zakonshme që u bëjnë automjeteve që kalojnë në Pikën Kufitare të Portit të Vlorës, kanë konstatuar një mjet të dyshimtë i cili posedonte lëndë narkotike.Gjatë kontrollit të imtësishëm që i është bërë mjetit tip “BMW” me targë: AA 225 MK, Shërbimet e Policisë kanë konstatuar një sasi lënde narkotike prej 15 kg e 74 gr të llojit “Cannabis-sattiva”.

Lënda narkotike ishte e ndare në 15 pako, të mbështjella me letër natribani të tejdukshme, të cilat ishin të fshehura në pjesën e poshtme të dyerve anësore (traversë). Policia ka bërë shoqërimin dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit: Sokrat Sulejmani, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.