Një aksident ka ndodhur sot në aksin e vjetër rrugor Lezhë-Kaç, pranë fshatit Zejmen.

Një automjet tip “Audi”, me të cilin udhëtonin tre persona, ka dalë nga rruga e për pasojë është përplasur me murin rrethues të banesave.

Mësohet se si pasojë e aksidentit kanë mbetur të lënduar 2 persona.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për zbardhjen e shkaqeve.