Në aksin rrugor Elbasan- Librazhd, në vendi e quajtur “Ura e Murrashit”, mjeti mikro autobuz me targa AA 279 UO, me drejtues shtetasin B.D., 54 vjeç, banues në Kuçovë, është përplasur me mjetin tip “Land Rover” me targa DR 3997 F me drejtues shtetasin A.N. 35 vjeç, banues në Durrës.
Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar 9 pasagjerë të dy mjeteve të cilët janë dërguar në spitalin e Librazhdit dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.





