GJERMANI, 8 prill 2013 – Mëngjesin e së dielës në Këln të Gjermanisë policia arrestoi një shofer, të cilit iu përcaktua niveli rekord i alkoolit në gjak – 4.8‰.

Drejtuesi 45-vjeçar i automjetit tërhoqi vëmendjen e policive për shkak të pasigurisë së drejtimit të makinës. Sipas vlerësimeve të policisë, burri dukej indiferent, edhe pse mund të orientohej në hapësirë dhe nuk kishte nevojë për ndihmë mjekësore.

Kur niveli i alkoolit në gjak arrin më shumë se 4‰ njeriu kërcënohet nga ndalimi (arresti) i frymëmarrjes dhe i zemrës, gjë kjo që mund të çojë në vdekje.