Një 44-vjeçar shqiptar është përfshirë në një aksident rrugor në fshatin Karavomylos të Greqisë, duke shkaktuar vdekjen e një 14-vjeçari.
Ngjarja ka ndodhur pak para orës 22:00 të mbrëmjes së të enjtes më 8 gusht.
Makina që drejtohej nga shtetasi shqiptar, është përplasur me një grup fëmijësh që po udhëtonin me biçikleta, duke plagosur rëndë një fëmijë 14-vjeçar, i cili pak pas aksidentit ndërrroi jetë në spital.
Sipas një raporti LamiaReport, shoferi 44-vjeçar raportohet se i pa fëmijët në minutën e fundit, por ishte me shpejtësi të madhe.
Ai manovroi për të shmangur biçikletën e parë, por humbi kontrollin dhe ra ndjeshëm në biçikletën e dytë dhe goditi të tretin.
Si rezultat, njëri prej fëmijëve u plagos rëndë ndërsa vëllai i tij binjak dhe një shok tjetër bashkëmoshatar shpëtuan.
Babai i viktimës, një mjek i njohur, nxitoi për te fëmija i dëmtuar. Ai së bashku me personelin mjekësor bënë çmos për ta mbajtur në jetë, por nuk arritën dot për shkak të plagëve të rënda që kishte marrë i mituri.





