Tre persona janë plagosur këtë mbrëmje si pasojë e një aksidenti në zonën e Kodrës së Diellit në kryeqytet. Policia bën me dije se ata janë përplasur në trotuar nga një automjet i drejtuar nga një 29-vjeçare.
“Më datë 15.08.2022, në afërsi te “Kodra e Diellit”, shtetasja D. G., 29 vjeçe, duke drejtuar mjetin ka aksidentuar këmbësorët B. H., 60 vjeç, V. H., 57 vjeçe dhe A. T., 27 vjeçe, të cilët si pasojë janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njoftoi policia.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në rrugën dytësore që lidh zonë e Komunës së Parisit dhe liqenin Artificial, ku një makinë tip ‘Pezho’ përplasi disa persona, por më rëndë çiftin Begzan e Valentina Hysa, të cilët po kalonin në rrugë.
Sa i përket gjendjes shëndetësore të personave të aksidentuar, mësohet se Begzan Hysa është në gjendje kritike në spital.





