Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen nr.16 në Durrës, ku një autoveturë ka dalë nga rruga dhe është përplasur në hyrjen e një dyqani që gjendet pranë rrugës “Hysen Myshketa”.
Mësohet se ishte një grua në drejtimin e mjetit, e cila ka humbur kontrollin dhe për pasojë autovetura ka marrë superxhiro dhe ka përfunduar në hyrjen e një dyqani me veshje.

Fatmirësisht nuk raportohet për persona të plagosur, ndërsa aksidenti i sotëm tërhoqi vëmendjen e kalimtarëve të rastit.
Në vendngjarje mbërriti policia dhe po merret me zbardhjen e aksidentit.





