Një aksident i frikshëm ndodhi mëngjesin e kësaj të hëne, në rrugën dytësore Lezhë-Rrilë, pranë ishull-Lezhës. Një automjet që drejtohej nga një grua u përplas me murin rrethues të një banese dhe më pas u përmbys.
Fatmirësisht drejtuesja e mjetit mori lëndime të vogla pa probleme për jetën.
Policia e cila mbërriti në vendin e ngjarjes nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti.





