Një shofere në Elbasan ka humbur kontrollin e automjetit e për pasojë ka përfunduar në spital.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur në unazën e qytetit, në rrugë Elbasan-Librazhd. Automjeti tip “Audi” është dëmtuar në pjesën e përparme. 

E plagosura, identiteti i së cilës ende nuk bëhet me dije, është dërguar në Spitalin Rajonal të Elbasanit për të marrë ndihmën e parë mjekësore.

Policia ka mbërritur në vendgjarje dhe po punon për të zbardhur shkaqet e ngjarjes aksidentale.