Foto ilustruese

Një aksident ka ndodhur sot rreth orës 10:35, në rrugën “Taulantia” në Durrës, ku një drejtuese automjeti ka përplasur një polic me motor.

“Automjeti me drejtuese shtetasen J. D. është përplasur me një motomjet të Policisë Rrugore, që drejtohej nga efektivi i Policisë, shtetasi E. M.”, njofton policia.

Si pasojë e përplasjes, efektivi ka pësuar dëmtime të lehta fizike dhe është transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Durrës, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.