Një grua ka mbetur e plagosur në Tiranë, si pasojë e një aksidenti rrugor.
Mësohet se një mjet me drejtuese shtetasen E.A, ka përplasur në bulevardin “Zhan D’ark” një shtetase tjetër ende të paidentifikuar. E plagosura është dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmë mjekëosre.
“Me datë 16.03.2021, rreth orës 12:20, në bulevardin “Zhan D’ark”, mjeti me drejtuese shtetasen E. A., ka aksidentuar një shtetase ende të paidentifikuar e cila u dërgua në spital, për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton Policia.





