Një ditë pas aksidentit tragjik që ndodhi në Sauk, ku u aksidentua për vdekje një punonjës policie, zbardhet dëshmia e drejtueses së mjetit që shkaktoi aksidentin.

Mësohet se gruaja ka thënë në polici, se ajo humbi kontrollin e mjetit për shkak se u shpërqendrua në një moment nga fëmijët që ishin së bashku me të në automjet.

Efektivi i policisë Njazi Çera, 48 vjeç, ka qenë duke pritur në trotuar në afërsi të një stacioni autobusi në Sauk kur drejtuesja e makinës e goditi me automjet duke i shkaktuar dhe vdekjen.