Moderatorja Marina Vjollca feston sot 31-vjetorin e lindjes dhe urimin më të bukur e ka marrë nga bashkëshorti, Getoar Selimi.
Teksa ka publikuar një foto të Marinës, reperi shkruan se për të gjetur kuptimin e dashurisë, atij i duhet vetëm të shohë në sytë e bashkëshortes së tij të dashur.
“Disa njerëz lexojnë libra dhe histori për të gjetur kuptimin e dashurisë. Gjithçka më duhet të bëj është të shoh në sytë e tu. Gëzuar ditëlindjen bashkëshortja ime e dashur.”, shkruan Geti.
“Të dua pafund jetë”, i përgjigjet Marina urimit të ëmbël të reperit, shoqëruar me një emoji zemër.





