Në një dasëm në Rumani kërcimi i dhëndrit me miqtë duket se nuk ka shkuar ashtu siç pritej.
Në një video të publikuar në rrjetet sociale, shokët tentojnë ta hedhin atë në ajër, por ky i fundit përfundon në tokë dhe dëmtohet rëndë.
Sipas “Daily Mail” kjo ngjarje i ka shkaktuar dhëndrit thyerje të shtyllës kurrizore. Momenti u kap nga kamera, në një video që tregon nusen duke kërcyer e lumtur vetëm disa sekonda para aksidentit të burrit Liviu Filimon.
Dr Lucia Dania tha për mediat vendase se Filimon kishte thyer shtyllën kurrizore, duke shtuar: “Progresi i tij duket pak i favorshëm.”
“Ai është shtruar në repartin e neurokirurgjisë dhe javën e ardhshme do t’i nënshtrohet testeve të mëtejshme,” tha ajo.





