Vendimi i drejtuesve të klubit për t’i hequr shiritin e kapitenit Mauro Ikardit, trondit mbarë opinionin sportiv si dhe sulmuesin argjentinas, i cili menjëherë pasi lajmi u bë publik vendosi të mos udhëtonte me skuadrën Vjenë për sfidën e Europa Ligës ndaj Rapidit, duke u kthyer në shtëpi te bashkëshortja Vanda Nara, e cila është njëkohësisht dhe menaxherja e sulmuesit.
Ikardi ndihet i tradhtuar edhe nga shokët e skuadrës, të cilët në heshtje e kanë aprovuar vendimin e drejtuesve, duke i bërë dalje argjentinasit, i cili kohët e fundit i kishte ftohur raportet me grupin. 25-vjeçari vendosi t’i kalonte këto orë të vështira pranë bashkëshortes së tij, me shpresën që do të gjendet një rrugëdalje nga kjo situatë shpërthyese.





