Një 30-vjeçar i ka dhënë fund jetës në fshatin Libonik të Maliqit në Korçë.

Sipas bluve, shtetasi me iniciale E.S. u gjet i varur nga familjarët e tij në stallën e bagëtive.

Prej kohësh i riu vuante nga depresioni, po ashtu ishte dhe konsumues i pijeve alkoolike.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.