“Një dëshmitare ka treguar se ka parë mbrëmjen e së shtunës, një italian të veshur mirë, që i vuri zjarrin palmave në sheshin Duomo, Milano” ka raportuar policia lokale.
“Po marrim në shqyrtim të gjitha videot që inkuadrojnë sheshin Duomo, për të bërë të mundur identifikimin e të riut që kreu këtë vepër penale” thotë kreu i policisë lokale Antonio Barbato.
Drejtuesit e policisë së Milanos i kanë bërë thirrje personit që ka shkaktuar këtë dëm jo vetëm material, por edhe moral, pasi ka dëmtuar imazhin e qytetit, që të dorëzohet dhe të kërkojë falje, raporton Il Messaggero.
Qytetarët e Milanos kanë mbetur të shokuar një gjesti i të riut, i cili siç duket edhe nga pamjet filmike u vë zjarrin palmave në mes të sheshit Duomo.
Policia ka nisur hetimet dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e të riut.