Një vajzë e vogël nga India, stomaku i së cilës ishte aq i fryrë sa ajo nuk hante dhe nuk pinte dot asgjë, la pa fjalë dhe shokoi mjekët. Ata zbuluan se brenda saj gjendej fetusi i binjakut të pazhvilluar.
Mjekët gjetën një masë kockash, mishi dhe flokësh që peshonte rreth 3.5 kilogramë brenda të voglës.
Paraziti ushqehej nga gjaku i Nisha-s, pasi kishte formuar një strukturë të ngjashme me kordonin e kërthizës, ku brenda tij qarkullonte gjaku i vogëlushes.
Ajo u diagnostikua me “foetus in fetu” (Fetus brenda fetusit), një sëmundje aq e rrallë sa në të gjithë botën janë raportuar 200 raste të tilla.
Zbulimi shokues kishte ardhur pasi prindërit e saj e dërguan në spital për një ndërhyrje kirurgjikale pasi dyshohej se kishte kancer, por ajo çfarë doli nuk kishte lidhje me sëmundjen vdekjeprurëse.
Pas ndërhyrjes së mjekëve të cilët i hoqën “binjakun”, ajo tashmë gëzon shëndet të plotë dhe ka rifilluar të ushqehet normalisht.





