Ylli i Realit të Madridit dhe përfaqësueses spanjolle, Isko, po kalon një formë të dobët këtë sezon, ndryshe nga ai i kaluari kur ndihmoi madrilenët drejt fitimit të Ligës së Kampionëve.

Formën e tij të dobët po e vuan e dhe e dashura e tij, Sara Salamo, e cila ka lajmëruar përmes rrjeteve sociale se ka marrë kërcënime me jetë pë shkak të kësaj situate.

Sipas saj, një person e ka kërcënuar me vdekje në rrjetet sociale. Ajo e bërë publike këtë gjë përmes një postimi ku shkruante: “Përshëndetje policia, ky personi që shihni këtu e përshkruan veten si urrejtës i grave dhe po më kërcënon me mesazhe…”.