29 janar 2015 –  Të zbulosh se partneri po të tradhëton nuk është aspak e lehtë sidomos nëse këtë e merr vesh me anë të një liste ku shkruhen emrat e të gjithë partnerëve me të cilët personi që ke në krah ka shkuar. Kështu ndodhi për Bobby – an, një burrë nga Britania, i cili zbuloi se bashkëshortja e tij Penny jo vetëm që e kishte tradhëtuar, por në kompjuterin e saj ajo mbante listën e plotë të të gjithë meshkujve më të cilët kishte shkuar, në rend kronologjik. Çifti, i martuar prej 4 vitesh ishte i ftuar në programin “Jeremy Kyle Show”, ku mësohet se Bobby shpjegoi se e kishte vazhduar martesën ndonëse e kishte kapur mat edhe më parë gruan.

Në mbrotje të saj Penny tha se kishte nisur ta tradhëtonte bashkëshortin pas dyshimeve se ky i fundit po bënte të njëjtën gjë. Sa i përket listës ajo tha se nuk mund të mbante mend emrat e partnerëve me të cilët kishte shkuar ndaj dhe kishte menduar t’i shkruante ato në letër.