Një 18-vjeçare, nxënëse në një shkollë të mesme në qytetin e Vicenzës, Itali është ndjerë keq në ambientet e shkollës.

Mësuesit kanë njoftuar menjëherë ambulancën. Në urgjencë mjekët kanë zbuluar se adoleshentja po abortonte, madje për herë të katërt.

Ajo kishte mbetur shtatzënë edhe 3 herë të tjera kur ishte minorene me të njëjtin djalë me të cilin shoqërohej deri disa ditë para abortit të kartërt.

Ashtu si herët e tjera, vajza kishte konsumuar një sasi të madhe medikamentesh, për të provokuar abortin.

Ngjarja e tmerrshme raportohet nga media lokale Il Giornale di Vicenza.

M.P.