Influencerja dhe ish-banorja e “Big Brother VIP” Dea Vieri ka bërë disa deklarata të forta gjatë një interviste në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, duke u ndalur te marrëdhëniet dhe sinqeriteti në çift.
E pyetur nëse meshkujt shqiptarë gënjejnë përballë vajzave për seksualitetin dhe dëshirat e tyre, Dea u përgjigj pa hezitim se po, duke sjellë edhe shembuj konkretë nga rrëfimet që kishte dëgjuar:
“Shokët e mi që janë homoseksualë më kanë thënë që u ka rastisur të krijojnë raporte me burra të martuar dhe me fëmijë.”
Sipas saj, këta burra përpiqen të përshtaten me standardet shoqërore duke ndërtuar një imazh tradicional, ndërkohë që një pjesë të jetës së tyre personale mbetet sekret i madh:
“Ata thonë se duan të jetojnë sipas standardeve të shoqërisë, duhet të jem burrë i mirë, duhet të jem bashkëshort, të kem një familje. Kjo pjesa tjetër të jetë një sekret i imi dhe është një gënjeshtër e madhe që unë i tregoj botës.”
Dea shtoi gjithashtu se shpesh meshkujt shqiptarë janë të rezervuar dhe nuk pranojnë lehtësisht veten ashtu siç janë, gjë që çon në situata kontradiktore në marrëdhënie.





