Fushata për zgjedhjet presidenciale në SHBA, duket se po i kalon kufijtë e normales nga ana e Trump-it. Kandidati i republikanëve Donald Trump ka lëshuar një batutë që ka lënë shumë njerëz të shokuar.
“Populli i amendamentit të dytë mund të ndalojë Hillary Clinton”, tha Trump duke iu referuar amendamentit që lejon njerëzit të mbajnë armë.
Deklaratat shokuese të Donald Trump janë bërë gjatë një takimi një Wilmington në Karolinën e Veriut.
Menjëherë i është përgjigjur rivalja e tij, Hillary Clinton: “Ja pse Trump është i rrezikshëm. Një njeri që kërkon të bëhet president nuk duhet në asnjë mënyrë që të nxisë dhunën”, ka thënë ajo.





