Ajo që ndoshta nuk do ta kishit menduar ndonjëherë se do të mund të ndodhte, praktikisht ka ndodhur.
Një mashkull ka fituar konkursin e bukurisë të zhvilluar mes femrave.
Të gjithë e kanë kuptuar, ose më saktë, ai vetë ka pohuar se është mashkull, vetëm kur ishte në finalen e konkursit. 22-vjeçari Ilay Dagilev aplikoi për konkursin ‘Miss Virtual Kazakhstan’ në emër të Arina Aliyeva.
Pasi kaloi të gjitha fazat e konkursit dhe arriti në finale, Dagilev pranoi përpara komisionit se ishte mashkull.
Ai tha se qëllimi i pjesëmarrjes në konkursin e bukurisë ishte një diskutim që kishte pasur me miqtë e tij mbi bukurinë.
I riu u shpreh: “Unë gjithmonë favorizoj bukurinë natyrore. Tani shumica e vajzave mendojnë se janë të bukura duke vendosur të njëjtin lloj make up”.





