Brazil, 13 korrik 2014 – Shumë lojtarë amerikano jugorë dallohen për devotshmërinë e tyre dhe besimin në fe. Në vëmendjen e të gjithëve, pak kohë më parë ka qenë Radamel Falcao (Kolumbi) dhe Kaka me dhurimet e tyre në shuma të mëdha monetare për Kishën Katolike, ndërsa kohët e fundit, ajo që i ka shokuar të gjithë, ka qenë pikërisht deklarata e David Luiz.

Ai luan në kombëtaren e Brazilit. Luiz ka deklaruar se dëshiron të jet ëi virgjër deri sa të martohet dhe se dëshiron të shkojë i virgjër në altar.

Luiz nuk do të ketë raporte seksuale deri sa të martohet me të fejuarën e tij, Sara Madeira. Ai falenderon përherë Zotin, si para edhe pas përfundimit të çdo ndeshje të tij.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/