Pablo Osvaldo është i veçantë jashtë fushës së blertë, ashtu si kur ishte futbollist. Ish-sulmuesi me prejardhje argjentinase, që ka provuar të luajë me ekipe të tilla si Inter, Juventus dhe Roma, ndër të tjera, kënaqet duke treguar një “backstory” të papritur. I intervistuar nga “Fox Sports Radio”, ai tregon në formën e anekdotës një ngjarje, që i ka ndodhur ditët kur veshi fanellën e kombëtares së Italisë: “Në kombëtare kam tymosur së bashku me Buffon dhe trajnerin.”
Trajneri i kombëtares axurre në atë kohë, për të cilën flet Osvaldo, ka qenë Cesare Prandelli, i cili i dha atij besim dhe vendosi ta thirrë si një “amtar”. Ish-futbollist, që tani është pjesë e një bande rroku në Argjentinë, e la futbollin në shtatorin e vitit të kaluar, pasi përfundoi kontratën me Boca Juniors. Ai shkaktoi habi me pirjen e duhanit, të një cigareje para shokëve të tij, pas ndeshjes së “Copa Libertadores”, ndaj Nacional.