Gjergj Leka godet sërish në “Thumb”! E nëse herën e parë ai çuditi me deklaratën e hashashit, këtë herë kompozitori e këngëtari i njohur na ka habitur në lidhje me të shkuarën e tij.
I pyetur për incidentin më gazmor, Leka shprehet: “Jo më pak se një muaj më parë, në Shkodër, dhe unë për t’u treguar xhentil i jap dorën një plake për të kaluar semaforin te teatri “Migjeni”. E më tha: “Ore maskara! S’më mban mend mua?”.
“Kishte qenë një nga ato (ish-et) e mia. Se kur ishim të rinj për të bërë eksperienca shkonim edhe më të mëdha. Më falni, por zonja sot është 85 vjeçe!” – sqaron Gjergji.