Ajo është vënë shpesh në qendër të vëmendjes mediatike, e kjo ka ndodhur më shumë për shkak të formave trupore dhe mënyrës joshëse në prezantim.
Ajo është një nga femrat interesante të ekranit shqiptar dhe ka treguar disa detaje nga puna e saj, për të cilat jo shumë femra flasin dhe i tregojnë pa komplekse.
E ftuar në "Pop Culture", Einxhel Shkira nuk e ka problem të tregojë se meshkujt në vendin tonë, e sidomos ata që janë të pushtetshëm, nuk ngurojnë të kërkojnë edhe favore seksuale në këmbim të një vendi pune.
"Shqipëria është akoma në ato stade që meshkujt nuk janë të ngopur me seks. Më ka ndodhur, por gjëja më e shëmtuar është që nuk kanë as stil ndoshta, as një mënyrë për ta kërkuar,"- ka thënë Shkira.





