Shpesh me shumë interes përcillen yjet e show-bizzit sa i takon jetës personale dhe se sa janë të ardhurat e tyre. Po Noizy sa para fiton?
Jo çdo kush do të mund të tregonte se sa janë të ardhurat reale të tij, por reperi ama është treguar i sinqertë.
“Paguhem më shumë se 15 mijë euro për koncert”, ka deklaruar Noizy në emisionin “7 ditë pa Ermalin”.
Një shumë e paimagjinueshme, nëse kujtojmë se vetëm në muajin korrik, Noizy ka plot 31 koncerte, sipas datave të publikuara në Facebookun e tij.
Pra vetëm në korrik, ai fiton plot 465 mijë euro.





