Sot është një ditë e veçantë për aktorin e humorit Julian Deda.

Djali i tij, Mateo feston ditëlindjen dhe s’kishte si të mungonte urimi i ngrohtë i babi Julit.

Aktori ka postuar disa foto me të birin në ‘Instagram’ ku zbulon edhe njëherë dëshirën dhe talentin e tij për futbollin dhe në krah të së cilave shkruan:

“Shoku im, u rrite. Nuk do e zgjas shume, e di se nuk i ke qejf fjalet e teperta, por di te them se jam babai me krenar ne bote, qe kam nje djale si ti. U befsh 100 vjeç Kampion! T’du shume..! ❤️”