Kinë, 12 korrik 2014 – Vrasja e një djali 8-vjeçar, nga disa fëmijë të vegjël të moshës 9 dhe 13 vjeç ka tronditur të gjithë provincën kineze ku ka ndodhur ngjarja. Policia kineze raporton se një grup prej 11 djemsh ka rrahur për vdekje një shok të klasës sepse ata ishin mërzitur duke qëndruar kot.

Djemtë kanë kapur Zhang Tain afër rrugës së qytetit Zhangjiakous, dhe pasi e kanë rrahur, e kanë lënë trupin afër rrugës. Kanë qenë banorët e lagjes ata që e kanë gjetur trupin e djaloshit, të cilët më pas e kanë dërguar në spital, por ai fatkeqësisht kishte ndërruar jetë përpara se të shkonte në spitalin më të afërt.

Djemtë të cilët kanë kryer këtë vrasje kanë thënë për policinë se ata i kishin kërkuar djalit që të luante më ta por ai nuk kishte pranuar, dhe më vonë ata ishin mërzitur duke qëndruar kot dhe kishin rënë dakord që të rrihnin djalin 8-vjeçar për t’u argëtuar.

Babai i viktimës ka treguar se disa ditë më parë Tait i kishin vjedhur portofolin dhe se ai nuk donte të shkonte në shkollë, por familjarët nuk e kanë konsideruar këtë ngjarje me rëndësi.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/