MANCESTER, 26 mars 2013 – Një vajzë 14 vjeçare ka gjetur vdekjen, pasi është sulmuar nga 4 qen që kishin dalë jashtë kontrollit. Ngjarja tronditëse është regjistruar sot në Atherton, afër Mançesterit.
Daily Mail, që publikon fotot e adoleshentes Jade Anderson, thekson se e mitura ishte në shtëpinë e një shoqeje kur është sulmuar nga 4 qentë e shtëpisë. Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje pas njoftimit nga ana e fqinjëve që kishin parë vajzën të shtrirë përtokë dhe 4 qentë që qarkullonin në oborr.
Policia u detyrua të vriste 4 qentë, para se të futej në shtëpi, pasi siç bëhet e ditur nga burime policore, kafshët ishin jashtë kontrollit dhe mund të vinin në rrezik edhe jetën e forcave të rendit.
Policia është duke punuar për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe shkaqet që i çuan kafshët shtëpiake të sulmonin aq mizorisht 14 vjeçaren Anderson.
/m.b. Agjencia e Lajmeve “Dyrrah”/





