Itali, 1 maj 2014 – Më shumë se një vit ka jetuar me një hekur dhe dy fasho në bark dhe mjekët nuk kishin kuptuar asgjë. Është historia e trishtuar e një italianeje 40 vjeçare, që në harkun kohor të 16 muajve ishte paraqitur 7 herë në urgjencë duke u ankuar për dhimbje e fryrje barku.

Giovanna B, 40 vjeçarja nga Vercelli, Itali, rrëfen për gazetën Repubblica se makthet e saj kanë filluar në nëntor të vitit 2012, kur iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale për të hequr mitrën, tubat dhe vezoret, pasi kishte hemoragji.

Por pas operacionit, 40 vjeçarja nganjëherë mezi mbushej me frymë, kishte fryrje barku dhe dukej sikur ishte shtatzënë. Ajo është paraqitur mbi 7 herë në urgjencë, por mjekët gjithnjë e përcillnin në shtëpi duke i dhënë qetësues për dhimbjet.

Askush nuk mjekët nuk mori mundimin t’i bënte një eko. Vetëm në muajin shkurt, gruaja i është nënshtruar një ekoje që zbuloi trupat e huaj që ndodheshin në barkun e saj.

Dy garza me përmasa 40-60 cm dhe një instrument kirurgjikal i përdorur gjatë operacionit ndodheshin në barkun e gruas. Menjëherë më pas, Giovanna ka bërë denoncimin për mjekët e spitalit ku kreu ndërhyrjen kirurgjikale. Prokuroria e Torinos ka nisur hetimet.  

/agjencia  e lajmeve “Dyrrah”/