Afrikë e jugut, 18 korrik 2014 – Një 9 vjeçar është martuar me një grua 62 vjeçare, duke u bërë kështu bashkëshorti më i ri në botë.

Martesa është celebruar para 100 të ftuarve në qytetin Ximhungëe, në rajonin Mpumalanga, Afrikë e jugut.

Nusja është e martuar me një 66 vjeçar, me të cilin ka 5 fëmijë, të moshës 28-38 vjeç.

“Unë dhe fëmijët tanë jemi të lumtur për këtë martesë”,- ka deklaruar burri i gruas, por martesa e pazakontë nuk është pritur aspak mirë nga banorët e qytezës. Për banorët martesa të bënte për të “vjellë”.

Familja e djalit i ka dhënë 500 stërlina nuses, që nga ana e saj ka shpenzuar rreth 1000 stërlina për organizimin e ceremonisë.

“Jam i lumtur që u martova. Tani do të mbaroj shkollë dhe do të mësoj fort. Kur të rritem do të martohem me një grua të moshës sime”,- ka thënë djali I vogël.

Sipas familjeve të dy të sapomartuarve, martesa ka qenë një kërkesë e paraardhësve të tyre.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/

http://www.ilmessaggero.it/img/blank.gif