Një shtetas shqiptar është arrestuar, pas kryerjes së testit ADN, i akuzuar se përdhunonte vajzën e tij 16 vjeçare.

Fakti se vajza është person me aftësi të kufizuara e bën edhe më shokues këtë lajm.

Sipas të dhënave të para, publikuar nga mediat lokale, vajza u paraqit të mërkurën në spitalin e Amfissas me dhimbje të tmerrshme. Mjekët konstatuan se ajo sapo kishte dështuar.

U njoftuan autoritetet policore dhe pas marrjes së kampionit për ADN e kryerjes së në laboratorin përkatës në Athinë, rezultoi se ajo ishte lënë shtatzanë nga i ati, që e përdhunonte sistematikisht.

Pas kësaj, i ati i vajzës u gjet në qytezën bregdetare Itea, 13 km nga Amfissa dhe u arrestua.

Lajmit i kanë bërë jehonë edhe mediat e mëdha të Athinës. /oranews