Kinë, 8 prill 2014 – Momente shokuese ka përjetuar një grua e re, e cila është marrë peng nga një burrë gjatë ditës së sotme në Kunming News Center, në provincën Yunnan në Kinën juglindore.
Gruaja është marrë peng në ambientet e jashtme të qendrës dhe pengmarrësi i saj kërcënonte se do t’i priste fytin me një thikë mishi që mbante në dorë.
Policia e njoftuar nga dëshmitarët e shumtë ka rrethuar menjëherë zonën dhe ka hyrë në negociata me burrin për të liruar pengun.
Pas më shumë se 1 ore bisedimesh, një punonjës policie ka ndërhyrë dhe ka mundur të neutralizojë pengmarrësin.
Gruaja është shoqëruar menjëherë në spital, pasi ishte në gjendje shoku. Në spital ka shkuar dhe punonjësi i policisë, i cili ka marrë disa plagë të lehta në krah gjatë konfrontimit me pengmarrësin.
Nuk dihen ende arsyet që e shtynë këtë të fundit të merrte peng një grua dhe të kërcënonte se do ta vriste atë.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





